ITALI

Inter është ndalur në barazim në transfertën e Napolit në Seria A. Pas 11 fitoresh rresht, zikaltërit kanë hasur në një pengesë në kampionat, ndërkohë hera e fundit kur humbnin pikë ishte në transfertën e Udineses në 23 janar të këtij viti.

Sa i ëprket ndeshjes, Napoli kaloi në avantazh falë një moskordinimi të Handanoviç me De Vrij që çoi në autogol.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 55-të falë danezit Eriksen. 7 ndeshje nga fundit, Inter e sheh veten në krye të klasifikimit me 75 pikë.

Mbrapa e ndjek Milan, që shpreson ende tek titulli pasi tashmë diferenca është ngushtuar në 9 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb