HOLANDE- Shqiptarët po marrin kontrollin e botës kriminale në Holandë. Kështu shkruan sot revista holandeze “Ni-ue Revu”. Revista thotë se aktiviteti i tyre shtrihet në Roterdam, nga ku vijnë sasi të mëdha droge prej vendeve latine.

Vrasës, trafikantë droge, trafikantë femrash, grabitës dhe pastrues parash. Kështu i cilëson revista “Ni-ue Revu’ mafiozët shqiptarë, që po operojnë në Holandë.

Më tej, në shkrim theksohet se kohët e fundit po ndjehet një rritje e kriminelëve shqiptarë në botën e krimit në Holandë, pasi ata po marrin në kontroll drejtimin e organizatave kriminale në këtë shtet.

Duke sqaruar se kriminelët shqiptarë janë përqendruar kryesisht në Rotterdam, revista shkruan se aty ndodhet porti më i madh i Europës, dhe njihet si një nga portet kryesorë ku hynë drogat e forta nga vendet latine.

Kujtojmë se Holanda është një nga shtetet me kritike ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për luftën ndaj krimit të organizuar që cilësohet si një nga pikat kryesore për të hyrë në BE.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: