TIRANE

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve. I njohur edhe me pseudonimin “Nicja”, Avduli kërkoi zbutje te masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj. Kjo është hera e pestë që Altin Avdyli kërkon lirim nga qelia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb