SHBA

Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë. Reperja e njohur dhe Kenneth Petty mirëpritën fëmijën e tyre të parë shkruan Tmz. Megjithatë, çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës.

Minaj konfirmoi se po priste fëmijën e parë në korrik, përmes një seti fotografik. Ajo postoi disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa shkroi: “Dashuri. Martesë. Karroca e bebes. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja.”

Bashkëshorti i reperes së njohur, i cili ndodhet në burg, ka marr leje për të qenë pranë saj në këtë moment të rëndësishëm.

Lindja ka shkuar shumë mirë shkruan më tej Tmz. Autorja e hitit “Side to Side” u martua me Petty tetorin e kaluar pas rreth një viti lidhjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: