Nicky Hilton është bërë nënë për herë të tretë, këtë herë e një djali. Trashëgimtarja e hoteleve Hilton e ka bërë njoftimin në rrjetet sociale, por nuk ka treguar emrin e saktë të foshnjës dhe datën e lindjes apo nuk ka postuar ndonjë foto të foshnjës, vetëm një foto bardh e zi të saj dhe bashkëshortit James Rothschild duke u përqafuar me komentin: “Jemi zyrtarisht 5! Mirë se vjen në jetë i ëmbli jonë… Mami, babi dhe motrat nuk mund të ishin më të dashuruar.

Për Nicky, 38 dhe James, 37 vjeç, i sapoardhuri është fëmija i tretë pas Lily-Grace Victoria (lindur 2015) dhe Theodora Marilyn (2016). Pas pak ditësh çifti do të festojë përvjetorin e shtatë të martesës. Për Hilton kjo është martesa e dytë pas asaj me financierin Todd Meister që zgjati vetëm tre muaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas ardhjes së djalit të parë të Nicky-t, familja Hilton është e destinuar të rritet përsëri. Një tjetër bebush pritet së shpejti. Tessa Hilton, gruaja e Baronit dhe kunata e nënës së re, është gjithashtu në pritje të fëmijës së dytë dhe lindja është planifikuar për në fund të verës. Më pas mund të jetë radha e Paris Hilton e cila disa muaj më parë i tha po Carter Reum-it me një ceremoni përrallore. Ëndrra e saj për t’u bërë nënë (ndoshta e binjakëve, një djalë dhe një vajzë) nuk është sekret dhe ajo është e gatshme t’i drejtohet fekondimit in vitro. Ndërkohë ajo po feston ardhjen në jetë të nipit: “Mezi pres ta takoj” shkruan Paris në rrjetet sociale.

(Tgcom24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb