SHBA

Aktori i njohur, Nicolas Cage dhe partnerja e tij, Riko Shibata do të mirëpresin së shpejti fëmijën e tyre të parë së bashku.

Revista “People” konfirmon se 27-vjeçarja është shtatzënë. Ky është fëmija i tretë i yllit të Hollyëood pasi ai është baba i dy djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, nga marrëdhëniet e mëparshme.

“Ata janë shumë të gëzuar”– tha një burim për “People”.

57-vjeçari u martua me partneren e tij në një ceremoni intime në hotelin Wynn në Las Vegas më 16 shkurt të vitit të kaluar.
“Është e vërtetë, ne jemi shumë të lumtur”, tha ai për “People” në atë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: