‘Janë të rritur dhe janë në gjendje të marrin vendimet e tyre. Kanë zgjedhur Scientology dhe si nënë është detyra ime ti dua’. Kështu Nicole Kidman tregon për Isabella dhe Connor, fëmijët adoptiv me ish bashkëshortin Tom Cruise.

Ajo tregon në një intervistë për revistën australiane ‘Who” për një argument për të cilin është shprehur shumë rrallë deri tani. ’E di 150% që do hiqja dorë nga jeta ime për fëmijët e mi, sepse ky është qëllimi im në jetë’. Kështu e shpreh dashurinë për fëmijët 23 dhe 25 vjeç, aktorja, të cilët tani thotë se i takon rrallë.

Nga divorci me Tom Cruise, në 2001, pas 11 vitesh martesë, Isabella dhe Connor u larguan nga nëna e tyre për të qëndruar pranë babait, por mbi të gjitha pranë Scientology, për të cilën aktori Cruise flet prej vitesh tashmë.

“Edhe fëmijët e mi me Cruise janë pjesë e Scientology” thotë Kidman që përpara kësaj interviste, i kishte përmendur Connor dhe Isabella vetëm një herë publikisht, gjatë promovimit të filmit Stoker, në 2013.

Artistja e “Big Little Lies” gjithmonë e ka justifikuar rezervimin e saj me ta si një vullnet për t’i mbrojtur fëmijët e saj me çdo kusht.
Por nuk ka asnjë dyshim se si nënë Nicole vuan, që nuk i takon shpesh fëmijët e saj dhe shton: “Jam një shembull i tolerancës dhe mendoj që pavarësisht asaj që një fëmijë bën, një prind duhet të vazhdojë t’i japë dashuri. Është një aspekt i rëndësishëm. Do të ishte e gabuar të eliminojë marrëdhënien me fëmijët, nga çdo marrëdhënie, në çdo familje. Është detyra jonë si prindër ti japim atyre dashuri të pakushtëzuar”.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb