Elegante, origjinale por seksi më shumë seç duhet. Look-u i Nicole Kidman në eventin për bamirësi Big Little Night, në San Francisco ka ngjallur një lumë kritikash. Praktikisht veshja e saj ka qenë e papërshtatshme për rastin në fjalë.

Nicole Kidman kishte veshur një fustan të zi me tyl lart të Ulyana Sergeenko, e cila i zbulonte gjoksin. Në cfarë do lloj eventi tjetër kjo veshje do të ishte sensuale, por në një eveniment bamirësie, në favor të të gjithë femrave viktimë të dhunës, e organizuar nga Futures Withour Violence, sigurisht që dukej vulgare. Për artisten e mrekullueshme 50 vjeçare një rënie e pafalshme në stil.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: