Mohamed Bazoum është zgjedhur president i ri i Nigerit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas të dhënave nga Komisioni i Pavarur Kombëtar i Zgjedhjeve (CENI), Bazoum, kreu i partisë në pushtet, fitoi zgjedhjet e të dielës duke grumbulluar 55,75 për qind të votave.

Bazoum po ashtu fitoi edhe raundin e parë të zgjedhjeve.

Ndërkohë, ish-presidenti Muhamane Ousmane grumbulloi 45,25 për qind të votave.

Zgjedhjet kanë për qëllim të fillojnë tranzicionin e parë demokratik të pushtetit në Niger me presidentin Mahamadou Issoufou që jep dorëheqje pas 10 vitesh.

Rezultatet e përgjithshme mbeten të përkohshme në pritje të konfirmimit nga Gjykata Kushtetuese e Nigerit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb