Në provincën Taraba të Nigerisë në Afrikën Perëndimore 10 persona humbën jetën në një sulm të armatosur.

Zëdhënësi i Policisë së provincës Taraba, David Misal, në një deklaratë për shtypin lokal tha se persona të armatosur, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende, kryen një sulm në rajonin Bali të provincës.

Duke theksuar se 10 persona humbën jetën dhe shumë tjerë u plagosën në sulm, Misal deklaroi se forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe ngjarjet u morën nën kontroll.

Në vend përdorimi i motorëve është ndaluar në disa provinca për shkak të sulmeve të fundit nga persona të armatosur me motorë.

Herë pas here, ndodhin përplasje të dhunshme midis fisive, për shkak të mosmarrëveshjes për tokën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb