Më shumë se 18 milionë persona janë të infektuar me virusin hepatit në Nigeri.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Osagie Ehanire me rastin e Ditës Botërore të Hepatitit deklaroi se 16 milionë njerëz në vend janë të prekur nga virusi i hepatitit B ndërsa 2.2 milionë njerëz me virusin e hepatitit C.

Ai tha se pavarësisht përparimit të kufizuar global në luftimin e sëmundjes, shkalla e vdekshmërisë nga virusi është alarmante.

Ehanire theksoi se Hepatiti B dhe C po rritet në Nigeri për shkak të nivelit të ulët të ndërgjegjësimit, raportimit të pamjaftueshëm, diagnostikimit të mangët dhe trajtimit joadekuat.

– Sëmundja e hepatitit B

Hepatiti B është një sëmundje e mëlçisë e cila zgjat gjatë gjithë jetës e shkaktuar nga virusi i Hepatitit B (HBV) që mund të çojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga hepatiti B, i cili transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore.

Simptomat më të zakonshme të hepatitit akut B janë ethet, dobësi, humbje të oreksit, të përziera, të vjella, dhimbje barku, verdhëz dhe dhimbje të kyçeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb