Ministri i shtetit të Nigerisë përgjegjës për burimet e karburanteve, Timipre Sylva, ka njoftuar se 62 për qind e popullit në vend nuk kanë qasje në energji elektrike.

Kompani të ndryshe ndërkombëtare të energjisë hapën ekspozita në “Konferencën dhe ekspozitën e natës dhe gazit Nigeria 2022” të mbajtur në kryeqytetin Abuja.

Në një fjalim në konferencën që vazhdon, ministri Sylva theksoi se sipas disa statistikave 62 për qind e nigerianëve nuk kanë qasje në energji elektrike.

Sylva tha se derisa 90 për qind e popullit në vend nuk kanë qasje në “karburantet moderne të gatimit” si gazi, qeveria për të kapërcyer këto vështirësi ka kryer punime për të siguruar energji të besueshme dhe me çmim të arsyeshëm për popullatën që ka tejkaluar 200 milionë.

“Teksa po luftohet me ndryshimet klimatike, burimet e energjisë së rinovueshme nuk do të mund të mjaftojë deri në vitin 2050”, tha Sylva, duke theksuar se është po aq e rëndësishme që të diskutohen kërkesat në rritje për energjinë në botë dhe mungesa e përhapur e energjisë.

Më tej, ai tha se Nigeria ka një potencial të madh për tu bërë një vend i industrializuar dhe shtoi se qeveria po përpiqet të zhvillojë edhe infrastrukturën kyçe në sektorin e energjisë për ta bërë Nigerinë një vend që eksporton gaz.

Sipas ekspertëve, në Nigerinë e pasur me naftë dhe një nga ekonomitë më të mëdha të Afrikës, krahas rritjes së popullsisë edhe për shkak të mungesës së sistemit elektrik në 12 vitet e fundit janë shkatërruar gjysma e pyjeve.

Ekspertët më parë kanë bërë të ditur se mbi 60 për qind e popullatës janë pa energji elektrike dhe qeverisë i bënë thirrje për të ndërhyrë menjëherë.

Në shumë rajone të vendit që kanë probleme në prodhimin e energjisë elektrike, shpeshherë përjetohen ndërprerje. Një pjesë e madhe e popullit, të cilët marrin shërbim të energjisë elektrike mesatarisht 4 orë ditë, nevojat e tyre për energji i plotësojnë përmes gjeneratorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb