NIGERI

Të paktën 70 ushtarë kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi që ndodhi dje nga disa xhihadistë të dyshuar në Nigeri.


Lajmin e bën me dije një këshilltar i presidentin nigerian Mahamadou Issoufou. Bëhet fjalë për sulmin xhihadist më të përgjakshëm në vendin afrikan që prej 2015.


Presidenti ka bërë me dije në një postim në Twiiter që është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit, për të ndjekur nga afër zhvillimet e atentatit të ndodhur në kufirin me Malin, një zonë ku janë aktivizuar terroristët e lidhur me Isis.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb