Banditë të armatosur sot në mëngjes sulmuan një fshat në veri të Nigerisë, duke rrëmbyer 30 person dhe duke vrarë një persona, njoftuan mediat lokale.

Qeveria e shtetit Kaduna ende nuk është prononcuar për incidentin.

Një banor i fshatit për radio BBC Hausa tha se personat e armatosur i zunë pritë fshatit Kungi në qeverinë lokale Birnin Gwari të shtetit verior Kaduna dhe kryen kontrolle shtëpi më shtëpi përpara se të rrëmbenin njerëzit.

Banori tha se banditët vranë një person kur ai i rezistoi përpjekjes për rrëmbim, duke shtuar se viktimat janë burra, gra dhe fëmijë, përfshirë 3 prej nipërve të tij.

“Ne jemi në një situatë të tmerrshme këtu në Birnin Gwari, por gjithçka ia paraqitëm Zotit të Plotfuqishëm. E vërteta është se gjërat këtu nuk janë mirë”, u ankua ai.

Megjithëse, shtoi ai, ka personel të sigurisë në fshat dhe prania e tyre nuk po i ndalon njerëzit e armatosur të pushtojnë fshatin.

Sipas raporteve, Birnin Gwari tani është plot me njerëz të zhvendosur brenda vendit, të cilët ikin nga sulmet e vazhdueshme të bandave të armatosura.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb