Të paktën 30 persona kanë humbur jetën nga kolera në shtetin Zamfara të Nigerisë.

Në deklaratën e bërë nga ministria e shtetit Zamfara, thuhet se në 8 rajone të shtetit 2.600 persona janë diagnostikuar me kolerën, ndërsa kanë humbur jetën 30 të tjerë.

Me vdekjet e fundit numri i vdekjeve nga epidemia e kolerës që nga muaji janar ka shkuar në afro 500.

Në Nigeri, në pamundësi për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe në pamundësi për të siguruar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme dhe efektive rritet rreziku i epidemive dhe vdekjeve.

Në vend hasen shpesh epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi lija e majmunit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb