Së paku 15 persona kanë humbur jetën gjatë epidemisë së kolerës e cila u paraqit në Nigeri.

Sulaiman Muhammad, një zyrtar në fshatin Koya në shtetin Kano, për mediat lokale deklaroi se 15 njerëz në fshat kanë vdekur nga efektet e kolerës.

Duke deklaruar se një numër i madh i fëmijëve janë midis të vdekurve, Muhamed tha se 40 njerëz gjenden në kurim.

Mungesa e ujit të pijshëm dhe kujdesit mjekësor në Nigeri rrit rrezikun e sëmundjeve infektive dhe vdekjeve.

Në Nigeri janë të shpeshta paraqitja e epidemisë sikur malaria, paraliza e fëmijëve, ethet e tifos dhe virusi i majmunit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb