Më shumë se 26,5 milionë fëmijë në vendin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, kanë vështirësi në qasjen për ujë të mjaftueshëm të pastër.

Peter Hawkins, përfaqësuesi për Nigerinë i Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Ujit, theksoi se shoqëritë që jetojnë në këtë rajon janë të varur nga ujërat mbi tokë ose ujërat sipërfaqësore për të cilat nevojitet më shumë se 30 minuta për t’u mbledhur.

Hawkins, tha se mbi 26,5 milionë fëmijë në vend nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të përballuar nevojat ditore.

“Kjo situatë është shqetësuese. Kriza e ujit në botë nuk po vjen, ajo ka ardhur tashmë dhe fëmijët janë viktimat më të mëdha të kësaj krize. Kur puset e ujit thahen, janë fëmijët ata që nuk mund të shkojnë në shkollë për të siguruar ujë”, theksoi Hawkins.

Ai gjithashtu vuri në dukje se qasja e barabartë dhe e vazhdueshme për ujë të pastër të pijshëm vazhdon të jetë një problem në Nigeri dhe se mbi 86 për qind e qytetarëve nuk kanë qasje në burimin e ujit të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt.

Pasi tërhoqi vëmendjen që UNICEF dhe qeveria e Nigerisë kanë ndërmarrë punime të ndryshme kundër problemit të mungesës së ujit në vend, Hawkins theksoi se është e nevojshme që të kryhen më shumë punë për të siguruar për nigerianët qasje të mjaftueshme dhe ujë të pastër.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb