Më shumë se 62.000 shkolla në Nigeri janë të pambrojtura dhe të prekshme ndaj sulmeve.

Ahmed Audi, drejtori i Agjencisë nigeriane të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile (NSCDC), tha se është kryer një hulumtim se si sigurohen shkollat në shtet për shkak të sulmeve të fundit mbi institucionet arsimore.

Audi tha se hulumtimi ka treguar se ka afër 81.000 shkolla në të gjithë vendin dhe më shumë se 62.000 prej tyre janë të pambrojtura dhe të prekshme nga sulmet. Siç deklaroi ai, shumica e shkollave të tilla janë të drejtuara nga shteti.

“Këto shkollat kanë mungesë sigurie fizike. Kjo tregon se sa të prekshëm janë fëmijët tanë nga çdo sulm”, tha Audi.

Së paku dhjetë nxënës kanë humbur jetën në sulmet në Nigeri që nga janari i këtij viti, ndërsa më shumë se 300 janë rrëmbyer. Shumë shkolla dhe universitete u detyruan të ndërpresin mësimet për shkak të sulmeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb