Në provincën Kebbi të Nigerisë është pezulluar arsimi në 7 shkolla pasi më 17 qershor persona të armatosur rrëmbyen dhjetëra studentë.

Presidenti i Unionit të Mësuesve Nigerianë në Kebbi (NUT), Alhaji Isah Arzika, në një deklaratë tha se guvernatori Atiku Bagudu urdhëroi që 7 shkolla të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër pasi studentët ishin rrëmbyer në vend.

Arzika tha se qeveria gjithashtu udhëzoi të gjithë drejtorët e shkollave të mbyllnin shkollat që ata mendojnë se janë të pasigurta, duke shtuar se forcat e sigurisë ishin vendosur në disa shkolla.

Dy policë dhe katër mësues u vranë dhe dhjetëra studentë u rrëmbyen në sulmin ndaj Kolegjit Federal të Vajzave në rajonin Birnin Yauri të provincës Kebbi më 17 qershor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb