Të paktën 68 persona e kanë humbur jetën javën e kaluar gjatë sulmeve të armatosura në Nigeri.

Në periudhën prej 14 deri më 20 nëntor në më shumë rajone të Nigerisë kanë ndodhur sulme të armatosura në të cilat të paktën 68 persona janë vrarë, më shumë se 40 janë rrëmbyer, ndërsa një numër i madh janë plagosur, njoftojnë mediat lokale.

Në periudhën e njëjtë ushtria nigeriane ka neutralizuar 67 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram në operacionet që ka zbatuar në pjesë të ndryshme të vendit. Tek forcat e sigurisë janë dorëzuar më shumë se 1.000 terroristë.

Më shumë se 20 mijë njerëz e kanë humbur jetën në rastet masive të dhunës të organizuara nga organizata terroriste Boko Haram, e cila ekziston në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000.

Organizata ka kryer sulme në vendet fqinje kufitare të Kamerunit, Çadit dhe Nigerit që nga viti 2015. Të paktën 2.000 persona janë vrarë në sulmet e organizatës në rajonin e Liqenit Çad.

Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb