Më shumë se 100 mijë persona janë zhvendosur në Nigeri për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Duke folur për gazetarët, Mustapha Habib Ahmed, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, tha se shumë banorë po kalojnë një periudhë të vështirë.

Ahmed tha se më shumë se 300 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe mbi 100 mijë të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Ai shtoi se së paku 500 persona janë lënduar dhe më shumë se 500 mijë janë prekur nga fatkeqësia.

Disa nga të prekurit nga përmbytjet janë strehuar përkohësisht në shkolla dhe ndërtesa publike në zonën përreth, tha Ahmed, duke shtuar se qeveria ka ngritur kampe të përkohshme për disa prej tyre.

Ai gjithashtu tha se për shkak të përmbytjeve, janë shfaqur sëmundje infektive si kolera dhe malaria.

Ekspertët e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore kanë paralajmëruar se 53 milionë njerëz në vend janë në rrezik nga përmbytjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb