Policia në jug të Nigerisë ka arrestuar së paku 75 banditë të armatosur në operacionet në shtetet Ebonyi dhe Cross River.

Komisioneri i policisë së Ebonyi-t, Aliyu Garba u tha gazetarëve se operacionet zhvillohen kundër bandave të armatosura në pjesë të ndryshme të shtetit.

“Rreth 50 anëtarë të bandës u kapën”, tha Garba duke shtuar se u sekuestruan armë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit që u përkisnin bandave.

Komisioneri i policisë së shtetit Cross River, Sikiru Akande tha se të paktën 25 anëtarë të bandës u arrestuan gjatë operacioneve ndërsa disa anëtarë të bandës u arratisën të plagosur.

Në Nigeri, përplasjet midis barinjve dhe fermerëve në vitin 2008 ishin shndërruar në rrëmbime dhe përpjekje për grabitje që nga viti 2015.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb