Presidenti i Nigerisë, Xhonatan tha se shpreson që territori i zaptuar nga militantët e grupit Boko Haram do të rimerret brenda muajit. “Ata po dobësohen ditë pas ditë”, u shpreh presidenti i Nigerisë për agjencinë e lajmeve BBC.

Megjithatë, ai pranoi se forcat e sigurisë kanë reaguar ngadalë ndaj militantëve të Boko Haram teksa avancuan fillimisht në veri-lindje të Nigerisë. Ushtria nigeriane ka deklaruar kohët e fundit një sërë fitoresh ndaj militantëve. Prej dhunës në Nigeri janë vrarë 15 mijë e 500 persona që prej vitit 2012.

“Ne nuk prodhojmë armë, kështu që na duhet të kërkojmë ndihmë, për të pajisur me armë ushtrinë tonë dhe forcat ajrore, pasi që pas luftës civile nuk kemi marrë pjesë më në ndonjë luftë”-u shpreh presidenti i Nigerisë Xhonatan.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: