Punonjësit publik që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 në Nigeri nuk do të lejohen të punojnë që nga 1 dhjetori.

Sekretari i Qeverisë dhe shefi i Departamentit për Luftën kundër COVID-19, Boss Mustapha, në hapjen e fushatës kolektive të vaksinimit kundër COVID-19 të nisur në vend tha se të gjithë punonjësit publik duhet të vaksinohen.

Sipas tij, punonjësit publikë të pavaksinuar në vend nuk do të mund të hyjnë në vendet e tyre të punës duke filluar nga 1 dhjetori. “Për këtë shkak nga 1 dhjetori 2021 të gjithë punonjësit publik do të duhet të tregojnë rezultat negativ të testit PCR ose dëshmi se janë vaksinuar në mënyrë që të hyjnë në zyrat e tyre”, tha Mustapha.

Ai tha se ata synojnë të vaksinojnë 70 për qind të popullsisë deri në fund të vitit 2022 me fushatën e rifilluar të vaksinimit masiv.

Duke deklaruar se doza e parë e vaksinës iu dha 5.9 milionë njerëzve në vend deri më 19 nëntor, Mustapha shtoi se 3.3 milionë njerëz janë vaksinuar me dozën e plotë.

Nigeria, shteti më i populluar në Afrikë, ka regjistruar 213.589 raste me COVID-19 ndërsa 2.974 persona e kanë humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb