Në Nigeri, tre burra, të dyshuar si homoseksualë janë dënuar me vdekje, dënim ky i ekzekutuar në formën e goditjes me gurë.
Vendimi u mor nga një gjykatë islamike e Sheriatit ka bërë me dije Adam Dan Kafi, kreu i policisë fetare të administratës rajonale në Nigeri në shtetin Bauchi.
Tre personat e arrestuar më 14 qershor, mes tyre një 70-vjeçar pas akuzave të hedhura kundrejt tyre pranuan “fajësinë”. Kundërshtimi i aktgjykimit mund të bëhet brenda një afati prej 30 ditësh dhe çdo dënim me vdekje i dhënë nga një gjykatë e Sheriatit duhet të miratohet nga guvernatori i shtetit.
Në Nigeri, si në shumicën e shteteve të Afrikës, homoseksualiteti konsiderohet krim. Edhe pse është një nga vendet më të populluara në kontinentin afrikan, ligjet parashikojnë dënime të gjata me burgim apo edhe me vdekje, shkruan Bild News.
(BalkanWeb)