Numri i personave që kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, u rrit në 60.

Ministri i Shtetit për Territorin e Kryeqytetit Federal të Nigerisë, dr. Ramatu Aliyu deklaroi se ndërgjegjësimi i komunitetit është i rëndësishëm në epidemitë e kolerës dhe sëmundjeve të tjera të rënda akute diarreje në Abuja dhe zonat përreth.

Ai shtoi se 698 raste me kolerë u zbuluan në Abuja dhe rajonet e saj përreth ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 60.

Aliyu tha se situata në rajon është alarmante dhe i bëri thirrje publikut të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm në mënyrë që epidemia e kolerës të mos përhapet më tej.

Që nga janari, më shumë se 14 mijë raste të kolerës janë diagnostikuar në të gjithë vendin dhe më shumë se 350 persona kanë vdekur nga epidemia.

Pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër në vend dhe pamundësia për të siguruar ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive mjekësore rrit rrezikun e sëmundjes epidemike dhe vdekjeve.

Epidemitë si malaria, poliomieliti, ethet tifoide janë të zakonshme në Nigeri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb