Të paktën një person u vra dhe 14 u plagosën në një sulm ndaj një grupi mysliman në xhaminë e qytetin Osogbo që ndodhet në jugperëndim të Nigerisë.

Abdulganiy Ezra, zëdhënës i Koalicionit të Aktivistëve të të Drejtave Myslimane të Nigerisë (CONRAN), u tha gazetarëve se myslimanët ishin mbledhur për lutje në zonën Oluode Aranyin kur sulmuesit sulmuan xhaminë me armë dhe hanxharë.

“Disa persona të maskuar bastisën xhaminë dhe sulmuan besimtarët myslimanë”, tha ai.

Ai shtoi se sulmuesit gjithashtu vandalizuan automjetet e parkuara brenda ambienteve të xhamisë.

Yemisi Opalola, një zëdhënës i policisë, konfirmoi sulmin, duke thënë se ka filluar hetimi mbi incidentin.

Ndërkohë, zyrtari Abdullahi Buniyo tha se qeveria rajonale do të hetojë atë që ndodhi dhe do të marrë në përgjegjësi personat për “aktin fatkeq”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb