Një grup personash të armatosur kryen sulm në një shkollë të mesme në provincën nigeriane Zamfara dhe rrëmbyen 73 nxënës.

Zëdhënësi i policisë, Muhamed Shehu, tha se forcat nigeriane të sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi për nxënësit e rrëmbyer.

Guvernatori i kësaj krahine, Bello Matawelle, urdhëroi që të gjitha shkollat ​​në rajon të mbyllen deri në një njoftim tjetër.

Nigeria për disa muaj është bastion i sulmeve të shpeshta të armatosura dhe rrëmbimeve. Objektivat më të zakonshëm të sulmeve janë vendbanimet rurale dhe shkollat.

Autoritetet nigeriane në disa provinca kanë ndaluar përdorimin e motoçikletave, të cilat janë mjetet më të zakonshme të transportit për grupet e armatosura. Konfliktet fisnore dhe organizata terroriste Boko Haram janë gjithashtu ndër problemet kryesore të sigurisë në Nigeri.​​​​​​​

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb