Në Nigeri, disa banditë të dyshuar kanë vrarë 12 persona në zonën e qeverisë lokale Rabah të shtetit veriperëndimor Sokoto, tha të dielën një zyrtar.

Zëdhënësi i Komandës së Policisë së Sokoto-s, Sanusi Abubakar tha se disa njerëz u plagosën gjithashtu dhe sulmuesit nuk janë identifikuar ende.

Ky vend i Afrikës Perëndimore para disa kohëve ndaloi motoçikletat në disa shtete për të ndaluar sulme të tilla.

Nigeria veriperëndimore është përballur me sulme nga grupe të armatosura tashmë një dekadë.

Grupet sulmojnë fshatrat, vjedhin bagëti dhe rrëmbejnë shpesh njerëzit lokalë për shpagesa.

Ata po ashtu kanë shtuar sulmet ndaj shkollave, duke rrëmbyer studentë dhe mësues.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb