Dhjetëra banditë me motoçikleta kanë qëlluar dhe vrarë 21 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, mbi tre komunitete në zonën e qeverisë lokale Batsari të shtetit Katsina në veri të Nigerisë.

Të hënën disa persona të armatosur me pushkë,  sulmuan fshatin Tsauwa rreth orës 11:30 sipas kohës lokale dhe vranë 19 banorë në një sulm që vazhdoi deri në orët e para të së martës.

Të dielën në mëngjes, personat e armatosur sulmuan gjithashtu fshatrat Ajiya dhe Yasore, ku ata vranë 2 persona.

Një burim në komunitetin Tsauwa tha se personat e armatosur hipnin në motoçikleta dhe qëllonin në mënyrë sporadike për të trembur banorët.

“Kur ata erdhën, filluan të hapnin zjarr dhe të ndiqnin njerëzit që po përpiqeshin të iknin në tokat bujqësore”, tha ai.

“Ata qëlluan disa persona të cilët kishin arritur të shpëtonin dhe vranë disa dhe plagosën shumë të tjerë. Në numërimin e fundit, ata vranë 19 persona dhe ne i varrosëm të martën ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për trajtim”, tha burimi.

Sipas burimit, personat e armatosur dogjën shumë shtëpi në fshat si dhe dyqane ushqimore dhe u larguan duke marrë me vete sende me vlerë, përfshirë kafshë shtëpiake.

“Personat e armatosur kishin ardhur në komunitetin tonë rreth 15 ditë më parë por kishin hasur në rezistencë nga banorët”, thuhet më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb