Në verilindje të Nigerisë janë shpëtuar 17 persona të cilët ishin marrë peng nga organizata terroriste Boko Haram.

Zëdhënësi i Ushtrisë, Onyema Nwachukwu në një deklaratë për anëtarët e medias tha se përpjekja e sulmit të organizatës Boko Haram u parandalua në fshatin Auno në provincën Borno.

Nwachukwu theksoi se pas sulmit të parandaluar, janë shpëtuar 17 persona në operacionin e ushtrisë kundër Boko Haram-it në autostradën e provincës Maiduguri-Damaturu.

Duke theksuar se pengjet janë në gjendje të mirë shëndetësore, Nwachukwu tha se këta persona iu dorëzuan administratës së provincës Borno.

Ndërkohë nuk janë dhënë informacione se kur janë rrëmbyer pengjet.

Më shumë se 20 mijë persona kanë humbur jetën në aktet masive të dhunës të kryera nga Boko Haram, e cila ekziston në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000.

Organizata që nga viti 2015 gjithashtu ka kryer sulme në vendet fqinje si në Kamerun, Çad dhe Nigeri. Të paktën 2.000 persona humbën jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit Çad.

Në vend qindra mijëra njerëz janë të detyruar të migrojnë për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb