Nigeria do të marrë kredi prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore për të luftuar epidemitë në rritje.

Ministri nigerian i Shëndetësisë, Osagie Ehanire, u tha gazetarëve se kanë filluar aktivitete që synojnë reduktimin e epidemive të malaries dhe kolerës që shkaktojnë vdekje në vend.

Ehanire tha se do të merret një kredi prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore në kuadër të luftës kundër epidemive në vend.

Më shumë se 90.000 raste të kolerës janë zbuluar në Nigeri që nga janari, ndërsa më shumë se 3.800 njerëz kanë vdekur nga infeksioni.

Kolera është një infeksion akut i shkaktuar nga Vibrio cholerae që prek të gjithë zorrën e hollë dhe karakterizohet nga diarre të bollshme ujore, të vjella, ngërçe muskulore, dehidrim, oliguri dhe kolaps.

Kolera prek rreth tre deri në pesë milionë njerëz në mbarë botën dhe është shkaktare për 28.800 deri në 130.000 vdekje në vit.​​​​​​​

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb