Nigeria do të ndalojë udhëtarët që vijnë nga disa vende afrikane për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim, Boss Mustapha, sekretari i qeverisë dhe kryetari i Komitetit Drejtues Presidencial për COVID-19, tha se disa vende përballen me një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit dhe kjo shkaktoi shqetësim.

Mustapha tha se si pjesë e masave të koronavirusit, askush nuk do të pranohet nga Afrika e Jugut, Zambia, Ruanda, Namibia dhe Uganda.

Ai shtoi se Abuja ka zgjatur ndalimin e udhëtimit për Turqinë, Brazilin dhe Indinë për katër javë.

Deri më tani, vendi më i populluar afrikan ka raportuar 167.467 infeksione, 2.119 vdekje dhe 163.949 rikuperime.​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb