ITALI- Një i ri shqiptar është goditur barbarisht në Itali nga një grup nigerianësh.

Ngjarja ndodhi dje pasdite në Firence, e për pasojë 21-vjeçari shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, por falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme, shkruan “corrierefiorentino.corriere.it”

Siç raportojnë mediat vendase, i riu nga Shqipëri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është goditur fillimisht me gurë, e më pas ka përfunduar duke rënë në tokë, raporton “BalkanWeb”.

Ende nuk dihet shkak i kësaj përplasjeje, ndërsa policia po verifikon kamerat  e zonës ku ndodhi ngjarja për të identifikuar autorët e sulmit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb