Revista e specializuar në çështjet e financës,“Forbes”, jep lajmin se Liverpuli po bëhet gati të thyejë çdo rekord sponsorizimi në historinë e Premier Leagues. “Reds”-at po bëhen gati të firmosin një kontratë të re sponsorizimi me kompaninë amerikane të veshjeve sportive “Nike”, e cila ka ndërmend të bëjë shkrumb e hi marrëveshjen me Mançester Junajtidit dhe “Adidas”-it.

Sipas Forbes, “Nike” do të derdhë në arkat e Liverpulit një shumë që do të tejkalojë 80 milionë eurot që merr Junajtidi nga kompania gjermane. Rekordin botëror e mban sërish “Nike”, që i paguan Barcelonës plot 110 milionë euro në sezon. Aktualisht Liverpuli vishet nga kompania tjetër amerikane, “New Balance”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: