Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka festuar sot 50 vjetorin e lindjes.

E bija, Aleksia i ka bërë një dedikim të veçantë të atit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksia e cilëson babain e saj si ‘idhull’ e saj duke i dedikuar fjalë të ëmbla dhe prekëse.

Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një foto ku të dy duket të lumtur pranë tortës së ditëlindjes.

“Unë mund të mos jem bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha “babi”. Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!”- ka shkruar Aleksia.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb