Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më tani nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet, pas Kryetarit e njëherësh kryeministrit Edi Rama. Ministri i Mbrojtjes është i pari deputet që thyen herësin me më shumë vota të marra në qarkun ku ai drejtoi fushatën, në Korçë.

Peleshi ka marrë, sipas rezultateve zyrtare të faqes së KQZ-së 10 235, ndjekur më pas nga ministrja Olta Xhaçka me 3754 vota e më pas në radhë vijnë kandidatët Ilir Topi dhe e para e listës së qarkut të Korçës, Eni Zake.

Pas drejtimit të bashkisë së Korçës prej disa vitesh dhe suksesit që Peleshi pati si drejtues vendor, qytetarët kanë vendosur t’i besojnë masivisht voten e tyre për t’i përfaqësuar sërish në Parlamentin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb