Kandidati për deputet i PS në qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka folur nga Kolonja gjatë takimit ku të pranishëm janë dhe Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Erion Isai.

Peleshi thotë se PS nuk e mat asnjëherë Kolonjën me numra e përqindje në zgjedhje, por cilësisht.

Sipas tij, PD asnjëherë nuk e vlerëson Kolonjën me një kandidat për deputet në listën fituese.

Ai gjithashtu thotë se në mandatin e tretë nis puna për lotin e tretë të rrugës Korçë-Ersekë, që lidh dy qytetet për vetëm 15 minuta.

Po ashtu vitin tjetër sipas Peleshit, Bashkia e Kolonjës bëhet e para në rang Republike bëhet e para që zgjidh problemin e ujit të pijshëm përfundimisht.

”Kolonja është trevë me kontribute historike, mishërojnë vlerat e të shkuarës dhe qytetarisë. Kolonjës PS nuk e ka matur asnjëherë me numra, përqindje, por cilësisht. Këtu fillon diferenca e madhe që kemi me kundërshtarët. Nuk mbaj mend në sa fushata PD të ketë vlerësuar Kolonjën me një kandidat të listës fituese. Ne jo vetëm kemi pasur një deputet të posaçëm, kemi investuar personalitete të politikës e PS> Jam shumë i lumtur që rikthehet Olta Xhaçka.

Xhaçka siç i thashë i ka rrënjët në trevën tonë. Jam shumë i sigurt që do jetë kontributore për historinë moderne të Kolonjës, që fillon tani. Kushtet janë shtruar për një zhvillim të Kolonjës. Në 2013 e gjetëm larg dhe afër. Afër me kilometra, larg distanca kohore. Sot një investim i madh ka filluar, matet me një vlerë, me një trevë, që për shkak të vlerave duhet të jetë edhe më afër Shqipërisë. Rruga ka marrë rrugën tani, është në finish. Jemi në prag të lotit të 3 sapo fillon i 2. Mandati i tretë fillojmë mandatin  e 3, Korça për 15 minuta do të bëhet. Rruga e bën  Kolonjën të jetë mes Gjirokastrës, Përmetit, Korçës. Zona turistike që bashkojnë Kolonjën. Po bisedonim me kryeministrin, në Korçë ka turizëm që gëlon, por nuk është ende aq e ndërkombëtarizuar. Akset rrugore nga Korça, Kolonjë e më tej. Çarshovë, Përmet. Distanca kohore nga qarku jonë në bregdet e përgjysmon.  Po prekim, nga viti në vit. Kemi shumë projekte përpara, shumë ambicie. Nëse do më pyesni kush është fjala kyçe, në planin tonë të veprimit, ësthë punësimi, ekonomia, të ardhurat. Nëse ishte ambicie jo shumë e afërt në 2013, tani është realitet. I mundur, e mundur të përsëritet historia e suksesit. Këtu në Kolonjë që jemi kaq afër. Kolonja po dallohet edhe nga trevat e tjera për arritjet infrastrukturore. Viti që vjen do të jetë viti kur Bashkia e Kolonjës bëhet e para që zgjidh furnizimin me ujë të pijshëm. Nuk është Kolonja e harruar, e larguar, nga viti në vit, por spikat. Premtoj që do jem në krah me Oltën, Erionin, të punojmë së bashku si ekip. Të ecim para, për të patur komunitete, të jenë edhe më të shëndetshme. Faleminderit që na frymëzoni.”- tha Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb