SHKUP- Në Samitin e Kryeministrave të rajonit që do të mbahet të enjten në Tiranë do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Konfirmimin e vizitës së Gruevskit në Tiranë e kanë raportuar mediat maqedonase ditën e sotme.

Në Forumin Ekonomik që mbahet në 27 dhe 28 maj në Tiranë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Por, në Tiranë nuk do të jetë kryeministri grek, Alexis Tspiras, i cili ka refuzuar ftesën e Edi Ramës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb