BEOGRAD – Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se plotësisht në dijeni se Serbia do të ballafaqohet me zgjedhjen: Ose Kosova, ose Europa. Ai ka thënë se së shpejti për këtë cështje do të bisedojë edhe me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç: “Për këtë duhet të jemi të përgatitur” ka thënë ai në një intervistë për mediat serbe, njofton Gazeta Expres.

“Rreth kësaj shumë shpejt duhet të arrijmë një konsensus nacional dhe koha është që të bisedoj me Kryeministrin Vuçiç,” ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe deklaratt e Komisionerit të BE-së Johannes Hahn i cili ka folur për këtë çështje e që sipas Nikoliç, nuk është kundërshtuar nga askush në Bruksel.

“Kjo do të thotë se komisionari nuk ka folur me kokën e vet, por ka shfaqur qëndrim zyrtar” ka thënë ai.

Nikoliç ka shtuar se nuk do të bëhet pjesë e një qeverie që do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe se edhe qeveria e Serbisë do të mbante qëndrim të njëjtë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: