SERBI- “Qëndrimi im është i qartë dhe absolutisht i pandryshuar. Ne duhet të jemi në BE, dhe në BE duhet të hyjmë krenarë. Heqja dorë nga Kosova nuk mund të jetë kusht për të hyrë në BE”, ka thënë presidenti serb, Tomislav Nikoliç në një emisionin televiziv.

Nga ana tjetër, Nikoliç ka bërë me dije se, përbërja e re e Komisionit Evropian ka vepruar shumë më ashpër, më hapur me kërkesat e veta. “Domethënë, ata tani nuk po thonë: Ne prej jush nuk po kërkojmë që ta pranoni pavarësinë e Kosovës,- por po thonë atë që e ka thënë parlamenti gjerman para dy vjetësh – Që të bëheni anëtarë të BE-së duhet ta sillni kontratën e nënshkruar për marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën në të cilën do të përkufizohen të gjitha marrëdhëniet tuaja”, ka thënë Nikoliç.

Më tej ai ka supozuar se nëse pala kosovare nuk pranon marrëveshjen, atëherë Serbia s’mund të hyjë në BE. “Nëse Prishtina nuk do ta nënshkruajë këtë Kontratë, kurrë nuk do të bëhemi anëtar të BE. Nëse më pyesni pse nuk do ta nënshkruajë Kosova marrëveshjen, do t’ju thoja sepse nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Nikoliç, duke shtuar se “kështu do të lidhen punët”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: