SERBI- Presidenti në largim i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, në një takim me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se Serbia është e interesuar për vazhdim të dialogut me Kosovën. Nikoliç më tej ka thënë se përpjekjet e Serbisë që Kosova, sipas tij, “të mos bëhet shtet” janë të suksesshme përderisa UNMIK-u e kryen punën e tij si më parë, që nënkupton neutralitetin ndaj statusit të Kosovës, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
“Serbia është e përkushtuar për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, na shqetësojnë qëllimet e dukshme të disa politikanëve shqiptarë për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim, dhe në këtë mënyrë provokojnë dhe kërcënojnë, gabojnë shumë. Jemi të gatshëm t’u japim shqiptarëve në Kosovë, aq sa merr Asociacioni i komunave serbe, dhe përtej kësaj nuk mund të shkojmë”, ka deklaruar Nikoliç.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: