SERBI-E di absolutisht se do të gjendemi para zgjedhjes “ose Kosovën ose Evropën”, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

“Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe për këtë duhet të jemi të gatshëm. Për këtë duhet që shumë shpejt të arrijmë një konsensus kombëtar, ndërsa për këtë çështje duhet të flas me kryeministrin Aleksandër Vuçiç”, ka thënë Nikoliç në një intervistë për “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.

Sipas Nikoliç, fjalët e komisionerit të BE-së, Johannes Hahn përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të BE-së.

I pyetur nëse do të udhëhiqte shtetin i cili do të hiqte dorë nga Kosova për anëtarësim në BE, Nikoliç thotë se nuk do të merrte pjesë “në atë qeveri e cila do ta njihte pavarësinë e Kosovës”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: