SERBI- Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka thënë se Serbia vazhdon përpjeket për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.
Nikoliç ka deklaruar se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj dhe çdo gjë në Kosovë, përfshirë edhe territorin nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndëkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: