BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka akuzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë Serbisë kushte turpëruese për t’u bërë anëtare e bllokut. Nikoliç ka thënë sot se Serbia do t’i miratojë vlerat dhe principet themelore të BE-së, më gjithë krizën në të cilën ndodhet blloku 28-anëtarësh, raporton AP, përcjell Express.

Nikoliç nuk e ka specifikuar se cilat kushte në veçanti i sheh si turpëruese, por mund t’u jetë referuar kërkesave të disa anëtarëve të BE-së, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Serbia, aleat tradicional i Rusisë, dëshiron t’i bashkohet BE-së, por ndodhet nën presion të madh nga Kremlini që ta rikonsiderojë këtë gjë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: