Regjisori Nikolin Gurakuqi e ka komentuar me shqetësim propozimin e ministres se Kulturës për shkëputje te Operas nga varësia e shtetit. Pas katër dekadash pune, tashme ne pension afi flet lirshëm për modelet qe ka Europa, përfshirë ato qe kane dështuar.

Nëse opera do te shkoje me financim provat nuk është teatër kombëtar. E themeloi diktatura, se demokracia do ta prishe. ‘Nacional opera de Paris’ ka 70 perqind shtetëror. Nje model per te qe mund te jete diskutuar për vendin tone eshte ai italian.

“Modeli Italian është modeli me teatrin me te keq. Me greva me prerje fondesh, me prerje fondesh e korrupsion. Ne 30 vjet shkurtimet janë bere për te mos renduar buxhetin por o mbaje o mos e mbaj”.
E ardhmja e Operas nëse humb varësinë shtetërore ne sytë e regjisorit te Operas, Nikolin Gurakuqi, Shihet e paqarte dhe e pasigurte. Ai flet për zhbërje dhe rrezik.

“Nëse humb financimin shtetëror, nëse privatizohet duhen pyetur ata që janë̈ ulur në tavolinë se çfarë̈ përfitimesh nxjerrin. Edhe mund të na çoj në zhbërje. Nuk pajtohem me mendimin se me financim provat, ajo humb statusin. Ajo humb etiketën kombëtar. Unë̈ mendoj që do të marrë statusin e një kompania teatrore që prodhon edhe ndonjë̈ opera”. Gurakuqi thotë se për çështje të tilla duhet marrë mendimi i specialistëve dhe se vetë atij deri më tani nuk i është kërkuar mendim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: