TIRANE- Komisioni i medias diskuton pr/ligjin për arsimin e lartë, në pranë e ministries së MAS, Lindita Nikolla.

Ministrja tha se ndryshimet në këtë ligj kanë të bëjnë me hartimin e Kurrikulës së “Ndryshimet në ligj përafrojnë kurrikulat me Kosovën”, tha ajo.

Duke folur për Alterteksin, ministrja u shpreh se me vendosjen e tij nuk ka pasur përmirësim të cilësisë së teksteve mësimore, prandaj propozoi zhvendosjen nga Alterteksti në një tekst unik

“Cilësia e teksteve nuk është përmirësuar me Altertekstin, prandaj u propozua zhvendosje drejt tekstit unik. Pati tendencë për uljen e alternativave e teksteve. Në treg konkurronin 31 shtëpi botuese. Njerëz të politikës e administratorë u bënë pjesë e Altertekstit. Alterteksti u kthye në praktika klientelizmi”,- tha ministrja.

Ndërkaq, deputeti Fatmir Toçi tërhiqet si relator i këtij pr.ligji pasi ka shtëpi botuese dhe mund të cilësohet konflikt interesi.

“Kam qenë pro Altertekstit por u krijua kaos, botuesit u kthyen në firma fitimprurëse. Mund të ketë dy tekse alternative në një lëndë”, tha ai.

Më tej, Nikolla shtoi se 93% e mësuesve dhe prindërit thonë që duhet të kthehemi te teksti unik.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb