TIRANE

Gjatë dëgjesës në Komisionin e Medias për vitin e ri akademik, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se nuk ka pasur asnjë ankesë nga nxënësit për pranimet në universitete. Ministrja u shpreh se  80% e studenteve kanë zgjedhur universitet publike dhe 20% ato private, ndërsa mënyra e përzgjedhjes ka qenë e njëjtë meritë-preferencë.

“Asnjë ankesë për pranimet në universitete. Është viti i tretë që hedh poshtë zërat se favorizohet arsimi privat. Ky sistem ka të njëjtën mënyrë përzgjedhje dhe te njëjtat kushte merite dhe transparencë duke respektuar të gjitha zgjedhjet e studenteve. 80% e studenteve kanë zgjedhur universitet publike dhe 20% ato private. Patëm fushate informuese dhe nuk patëm asnjë lloj problemi pasi sistemi për në universitet funksionoi sahat. Është sistem i mbrojtur nga çdo lloj ndërhyrje tjetër. Regjistrimet flasin për një situate të re në rritjen e cilësisë së pranimeve në vitin e parë. 17 536 studente në publik dhe 4766 studente në privat.  22 303 studente. Përputhje reale midis arritjeve të çdo nxënësi me kriteret e universiteteve”- tha Nikolla.

Ministrja u shpreh ndër të tjera se prioritet për këtë vit është reforma në mësuesi dhe përcaktimi i mesatares 7 për mësuesinë.

“Prioritet i këtij viti ka qene mësuesia. Ne programet e mësuesisë kemi 3672 studentë, 97% ne universitete publike dhe 100% e tyre janë me mesatare mbi 7. Kjo cilësi e re e mësuesve do injektohet ne shkollat ku mësojnë fëmijët. Portali mësues për Shqipërinë nxjerr me te mirët për në shkollat tona. Përjashtim nga tarifat dhe bonus 1 mije usd ne vit për studentet e mësuesisë me mesatare mbi 9. Risi programet 2 vjeçare te larta. Vjet kishim 23 programe sivjet kemi 70 programe. 1655 studente te regjistruar ne këto programe. Vakumet e krijuara për shkak të notes mesatare në universitet, mundësi të rikuperonin në programet 2 vjeçare. Po shohim situatën në disa universitete ku ka numër të ulet në programet e mësuesisë dhe ne kemi pasur diskutime me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe te rishohin riorganizimin. Në Gjirokastër rrezikohen 10 programe dhe nuk mund te themi janë mbyllur, por referuar performances qe vinin nga ky universitet 66% e tyre ne 2014 mbeten në provimin e licencës. Ky është një moment me rëndësi pasi duhet përmirësim dhe të shohim çfarë prodhojnë në dalje këto universitete. 104 programe te reja, 47 janë profesionale 2 vjeçare këtë vit”- tha Nikolla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb