Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar vrasjet masive prej ushtrisë ruse në Ukrainë.

Përmes një mesazhi, Nikolla ka bërë thirrje për ndarjen e dhunës.

“Vrasjet masive të njerëzve të pafajshëm në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës dëshmojnë se dhuna e ushtrisë ruse po përshkallëzohet drejt formave të gjenocidit. Këto pamje tmerri, prej të cilave njerëzimi dukej se po ndahej, e bëjnë më emergjente ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e luftës në Ukrainë. Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpër këto krime lufte ndaj popullsisë civile dhe bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur!”, nënvizon Kryetarja e Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb