TIRANE- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi sot gjatë aktivitetit për vlerësimin e shkollave më të mira publike dhe private se Drejtoresha e Arsimit në Lushnjë Liza Tabaku nuk u zgjodh me konkurs. Nikolla tha se gjatë vitit janë shkarkuar disa drejtorë rajonalë të arsimit, ndërsa sipas saj vlerësimi i shkollave më të mira, vjen pas një analize shkencore.

 

“Ky një standard i ri për Maturën Shtetërore. Vlerësimi i shkollave më të mira publike dhe private është bërë nëpërmjet një analize shkencore”, tha Nikolla. Duke iu përgjigjur interesit të publikut për arrestimin e Drejtoreshës së Arsimit në Lushnjë, Ministrja e Arsimit tha se do të ishte më e lehtë për të dhe qeverinë nëse mbyllnin sytë, ashtu siç ka ndodhur. Nikolla tha gjithashtu se cilësia e studentëve në Universitetet Publike është më e lartë se ajo e atyre të Universiteteve private.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb